Kthehu ne hyrje te faqes Kitabu teuhid

Injoranca - Fisku - Dalja nga Islami: nga libri Kitabu Teuhid. Njėsimi i Allahut ne gjuhen shqipe

5- Injoranca - Fisku - Dalja nga Islami

1- Injoranca (El-Xhahilije)

Me kėtė fjalė nėnkuptohet gjendja nė tė cilėn ishin arabėt para ardhjes sė Islamit, tė cilėt pothuajse nuk dinin asgjė rreth Allahut, tė dėrguarve tė Tij dhe urdhėzimeve fetare.

Fjala injorant pėrfshin dy grupe njerėzish:

  1. - Ata qė nuk e dinė tė vėrtetėn.
  2. - Ata qė e dinė tė vėrtetėn, por besojnė apo veprojnė diēka tjetėr qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.

Nga kjo kuptojmė se jo vetėm arabėt, por i gjithė njerėzimi gjendej nė errėsirė dhe injorancė tė plotė para ardhjes sė Islamit.

Pas dėrgimit tė Profetit (paqja qoftė mbi tė) nuk ka pasur dhe nuk do tė ketė ndonjė kohė qė do tė mund tė quhet koha e Injorancės absolute, sepse, siē na ka lajmėruar edhe Profeti (paqja qoftė mbi tė), gjithmonė do tė gjendet njė grup besimtarėsh, i cili do tė mbahet fort pas mėsimeve tė Islamit dhe do tė luftojė pėr tė vėrtetėn. Ndėrsa pėrsa i pėrket Injorancės relative, ajo mund tė ndryshojė nga njė vend nė tjetrin, apo nga njė person tek tjetri, pėrfshi kėtu dhe muslimanėt. Pra Injoranca nuk ėshtė diēka karakteristike vetėm pėr jobesimtarėt; format e ndryshme tė saj mund t'i ndeshim edhe tek shumė muslimanė, ashtu siē i tha Profeti (paqja qoftė mbi tė) njėrit prej shokėve tė tij:

“Tek ty ekziston akoma injoranca.” 1

Pra shkurtimisht mund tė themi se Injoranca ndahet nė dy pjesė:

  1. Injoranca e pėrgjithshme, e cila pėrfundoi me ardhjen e Profetit Muhammed (paqja qoftė mbi tė).
  2. Injoranca e veēantė, e cila mund tė gjendet nė vende e njerėz tė veēantė.

Nga kjo ndarje mund tė kuptojmė gabimin e atyre qė thonė: "Injoranca e kėtij shekulli", pasi ata duhet tė thonė: "Injoranca e njė pjese njerėzish tė kėtij shekulli", apo "Injoranca e shumicės sė njerėzve tė kėtij shekulli". Pra pėrgjithėsimi nuk ėshtė i lejuar, sepse dėrgimi i Profetit (paqja qoftė mbi tė) shėnoi fundin e Injorancės sė pėrgjithshme

2- Fisku (Mosbindja ndaj Allahut)

Nė aspektin fetar kjo fjalė do tė thotė:

- Largimi apo dalja nga bindja ndaj Allahut.
Ky lloj largimi mund tė jetė i plotė, ndaj dhe kjo fjalė mund tė pėrdoret pėr njė jobesimtar (kafir), por mund tė jetė dhe i pjesshėm, ndaj dhe mund tė pėrdoret edhe pėr njė besimtar qė kryen gjynahe tė ndryshme.

Pra Fisku ndahet nė dy lloje:

  1. Fisku si sinonim i kufrit, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar pėr shejtanin:

    “E ai nuk iu bind urdhėrit tė Zotit tė tij”
    Kuran. Sure18; Ajeti 50

    Ndėrsa nė njė ajet tjetėr Allahu i Madhėruar thotė pėr jobesimtarėt:

    “Vendi i atyre qė u larguan (nga bindja ndaj Allahut) ėshtė Zjarri. Sa herė qė do tė mundohen tė dalin prej tij, do tė kthehen (me forcė) pėrsėri nė tė e do t'u thuhet: Shijojeni dėnimin e Zjarrit, tė cilin ju nuk e besonit.”
    Kuran. Sure:32; Ajeti:20

  2. Fisku, me tė cilin nėnkuptohen gjynahet e ndryshme, siē thotė Allahu i Madhėruar:

    "Dėnimi i atyre qė akuzojnė gratė e ndershme (pėr imoralitet) dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, ėshtė qė t'i godisni tetėdhjetė herė me kamzhik dhe tė mos e pranoni kurrė dėshminė e tyre, pasi ata janė mėkatarė (fasikun)."
    Kuran. Sure:24; Ajeti:4

3 - Dalja nga Islami (Er-riddeh)

Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:

“Atyre personave qė largohen nga feja e tyre dhe vdesin jobesimtarė, do t'u hidhen poshtė punėt e tyre si nė kėtė botė ashtu dhe nė tjetrėn. Njerėzit e tillė janė banorė tė Zjarrit dhe nė tė do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.”
Kuran. Sure:1; Ajeti:282}

Pjesėt e saj:

Nė thelb, njeriu del nga Islami kur kryen njė prej tė kundėrtave tė tij, tė cilat nė tė vėrtetė janė shumė, porse mund tė pėrmblidhen nė katėr grupe kryesore:

1- Dalja nga Islami nėpėrmjet fjalėve.

Dalja nga Islami nėpėrmjet fjalėve, siē ėshtė shembulli i atyre qė shajnė Allahun apo e tė Dėrguarin e Tij, apo pretendojnė se dinė tė fshehtėn, apo i luten dikujt tjetėr nė vend tė Allahu, etj.

2- Dalja nga Islami nėpėrmjet veprave.

Dalja nga Islami nėpėrmjet veprave, si per shembullė bėrja e sexhdes pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut (qoftė njeri, gur, pemė, varr etj), hedhja e Kuranit nė vende tė papastra, praktikimi i magjisė apo mėsimi i saj, etj.

3- Dalja nga Islami nėpėrmjet besimit tė diēkaje tė gabuar.

Dalja nga Islami nėpėrmjet besimit tė diēkaje tė gabuar, si per shembullė besimi se alkooli, imoraliteti dhe fajdet janė tė lejuara (hallall), apo se namazi nuk ėshtė detyrė pėr ēdo musliman, etj.2

4- Dalja nga Islami nėpėrmjet dyshimit.

Dalja nga Islami nėpėrmjet dyshimit, si per shembullė dyshimi nė ndalimin e atyre gjėrave tė tjera qė pėrmendėm pak mė lart, dyshimi nė profetėsinė e Muhammedit (paqja qoftė mbi tė), dyshimi nė vėrtetėsinė e fesė islame… etj.

Dispozitat islame pėr ata qė dalin nga Islami:

  1. Udhėheqėsi musliman duhet tė kėrkojė nga ai person qė del nga Islami, qė tė pendohet. Nėse pendohet brenda tre ditėve lihet i qetė, nė tė kundėrt vritet. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

    “Kush ndėrron fenė, duhet tė vritet.” Hadith
    Siē shihet kjo e drejtė i takon vetėm udhėheqėsit musliman, nė shtetin islam.

  2. Gjatė afatit tre ditor ai nuk ka tė drejtė qė tė bėjė ē'tė dojė me pasurinė e tij. Nėse pendohet i kthehet kjo e drejtė, nė tė kundėrt pasuria e tij pėrdoret pėr gjėra me interes tė pėrgjithshėm.
  3. Nuk ka tė drejtė qė tė trashėgojė apo tė trashėgohet nga tė afėrmit e tij muslimanė.
  4. Nė qoftė se vdes nė kėtė gjendje, nuk duhet tė lahet apo t'i falet xhenazja, si dhe nuk duhet tė varroset nė varrezat e muslimanėve.

  • Fundnota
  • 1Me kėto fjalė Profeti i drejtohet Ebu Dherrit, i cili kishte ofenduar Bilalin, muezinin e parė nė Islam, siē transmetohet nė njė hadith tė saktė.
  • 2Kėtu hyjnė tė gjithė ato gjėra pėr ndalimin, lejimin apo obligimin e sė cilės kanė rėnė dakord tė gjithė dijetarėt dhe nuk ka mundėsi qė dikush tė mos e dijė kėtė gjė, siē ėshtė rasti i namazit, obligimi i tė cilit ėshtė e pamundur qė tė mos dihet nga tė gjithė. Por nuk mund tė themi tė njėjtėn gjė, fjala vjen pėr ndalimin e ngrėnies sė mishit tė gomarit, pasi ėshtė e vėrtetė qė dijetarėt kanė rėnė dakort pėr kėtė gjė, por ama kjo nuk ėshtė diēka qė duhet tė dihet nga secili.

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.