Kthehu ne hyrje te faqes Kitab teuhid - Tema: Kufri

Kufri, Mohimi i Allahut: Pėrkufizimi dhe llojet e kufrit. Nga libri njėsimi i Allahut me perkthim shqip.

3- Kufri: pėrkufizimi dhe llojet e tij

1- Pėrkufizimi i kufrit:

Kufri ėshtė e kundėrta e besimit, (do mė thėnė) mohimi i Allahut dhe i Dėrguarit tė Tij. Nė kėtė kategori hyjnė dhe ata persona, tė cilėt pėr shkak tė zilisė apo mendjemadhėsisė, nuk i besojnė Profetėt, megjithėse e dinė fare mirė nė zemrat e tyre se ata thonė tė vėrtetėn.

2- llojet e tij:

Kufri ndahet nė dy lloje:

Lloji i parė: Kufri i madh

Kufri i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami. Ai ndahet nė pesė pjesė:

1- Kufri i pėrgėnjeshtrimit.

Kufri i pėrgėnjeshtrimit, argumenti i tė cilit ėshtė ajeti i mėposhtėm:

"E kush ėshtė mė i padrejtė se ai qė bėn shpifje ndaj Allahut dhe pėrgėnjeshtron tė vėrtetėn, pasi i ka ardhur? A nuk ėshtė Xhehenemi vendi i jobesimtarėve ?"
{29:68}

2- Kufri i refuzimit dhe i mendjemadhėsisė.

Kufri i refuzimit dhe i mendjemadhėsisė, argumenti i tė cilit ėshtė ajeti i mėposhtėm:

"E kur i urdhėruam engjėjt qė tė bėjnė sexhde dhe ata i bėnė sexhde Ademit, pėrveē Iblisit (shejtanit) i cili refuzoi dhe u mbajt me tė madh, ndaj dhe u bė prej jobesimtarėve."
{1:34}

3- Kufri i dyshimit.

Kufri i dyshimit, argumenti i tė cilit ėshtė ajeti i mėposhtėm:

"Ai hyri nė kopėshtin tij 1 duke i qenė i padrejtė ndaj vetvetes dhe tha: Nuk besoj se ky (kopėsht) do tė zhduket ndonjėherė dhe nuk ma merr mendja se Dita e Kijametit do tė vijė ndonjėherė, por edhe sikur tė kthehem tek Zoti im, do tė mė presė njė e ardhme mė e mirė. Shoku i vet i tha, duke polemizuar me tė: A mos vallė e mohove Atė qė tė ka krijuar ty nga dheu, pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė. Pėr mua Ai, Allahu, ėshtė Zoti im e unė Zotit tim nuk i bėj shok askėnd."
{18:38-35}

4- Kufri i mospėrfilljes.

Kufri i mospėrfilljes. Argumenti i tė cilit ėshtė ajeti i mėposhtėm:

“...Dhe ata qė nuk besuan janė mospėrfillės ndaj vėrejtjes qė u tėrhiqet."
{46:3}

5- Kufri i hipokrizisė.2

Kufri i hipokrizisė. Argumenti i tė cilit ėshtė ajeti i mėposhtėm:

“Ata besuan (vetėm me gojė) e pastaj mohuan, ndaj dhe zemrat e tyre u vulosėn e ata nuk kuptojnė.”
{63:3}


Lloji i dytė: Kufri i vogėl

Kufri i vogėl, i cili nuk e nxjerr njeriun nga Islami. Tek ky lloj hyjnė disa prej gjynaheve tė mėdha, tė cilat janė quajtur kufėr nė Kuran apo Sunet, por nė tė vėrtetė nuk e arrijnė kufirin e kufrit tė madh. Disa prej kėtyre gjynaheve janė:

- Mohimi i Mirėsisė sė Allahut, siē tregohet nė ajetin e mėposhtėm:

“Allahu sjell si shembull njė vend tė sigurtė e tė qetė, tė cilit i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk e (megjithatė) banorėt e tij i mohuan tė mirat e Allahut.”
{16:112}

- Lufta ndėrmjet muslimanėve.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:
“Ofendimi i njė muslimani ėshtė gjynah, ndėrsa luftimi me tė ėshtė kufėr."
{Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Ndėrsa nė njė hadith tjetėr ai thotė:

"Mos u bėni jobesimtarė pas meje, duke luftuar njėri-tjetrin."
{Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Gjynahet e mėdha nuk e nxjerrin njeriun nga Islami, pasi Allahu i Madhėruar thotė:

"O ju besimtarė, juve ju ėshtė bėrė obligim el-kisas (mbajtja e drejtėsisė) nė zbatimin e dėnimit tė vrasjeve…"
{1:178}

Ajeti i mėsipėrm fillon me "O ju besimtarė…", gjė qė tregon se edhe vrasėsi bėn pjesė nė rradhėn e tyre; bile pak mė poshtė Allahu e quan atė si vėlla tė tė afėrmit tė tė vrarit:

"E nėse dikujt (vrasėsit) i falet diēka nga vėllai i tij (i afėrmi i tė vrarit)…"
{1:178}

Gjithashtu, Allahu i Madhėruar thotė:

"Nėse dy grupe prej besimtarėve luftojnė me njėri-tjetrin, mundohuni qė t'i pajtoni ato…"
{49:9}

Ndėrsa nė njė nga ajetet qė vijnė pas tij thuhet:

"Me tė vėrtetė besimtarėt janė vėllezėr, ndaj pajtojini vėllezėrit tuaj."
{49:10}

Ndryshimet mes kufrit tė madh dhe kufrit tė vogėl:

  1. Kufri i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe i fshin tė gjitha veprat e tij, ndėrsa kufri i vogėl nuk e nxjerr njeriun nga Islami dhe nuk ia fshin veprat e mira, por ia pakėson ato.
  2. Personi qė bėn kufrin e madh do tė rrijė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehenemit, ndėrsa ai qė bėn kufrin e vogėl, edhe nėse hyn, nuk do tė rrijė pėrgjithmonė nė tė. Madje Allahu mund ta falė dhe ai mund tė mos futet fare nė Zjarr.

  • Fund nota
  • 1 Kėto ajete janė disa prej ajeteve qė tregojnė historinė e dy burrave, njėrit prej tė cilėve Allahu i kishte dhėnė pasuri tė shumta, ndėrmjet tė cilave dhe njė kopsht me fruta tė ndryshme, nė mes tė tė cilit rridhte njė pėrrua. Ky person, nė vend qė ta falenderonte Allahun pėr tė mirat qė i kishte dhėnė, mburrej para fqinjit tė tij besimtar, duke e vėnė veten mė lart se tė tjerėt pėr shkak tė pasurisė sė tij, madje arriti deri atje sa thoshte qė edhe sikur tė ringjallej, (pasi ai dyshonte nė kėtė gjė) atė do ta priste njė e ardhme e mirė. Pėr kėtė arsye, Allahu i Madhėruar thotė pėr tė se ai ishte i padrejtė ndaj vetes sė tij, pasi me veprimet dhe thėniet e tij ai nuk i bėnte dėm Allahut, por vetes sė tij. Megjithė kėshillat e fqinjit tė tij, ai vazhdoi nė kėtė gjendje derisa Allahu e ndėshkoi, duke ia shkatėrruar kopshtin, pas tė cilit ishte i dhėnė aq shumė.
  • 2 Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė ndarje, po japim kėtė shembull:

    -Nėse ne ftojmė njė njeri nė Islam dhe ai i pėrgjigjet ftesės sonė, atėherė ai konsiderohet besimtar, por nėse ai nuk e pranon ftesėn tonė dhe e mohon dhe e pėrgėnjeshtron Islamin, duke besuar se ai ėshtė diēka e kotė, atėherė kemi tė bėjmė me kufrin e pėrgėnjeshtrimit.

    -Nėse ai nė zemrėn e tij e kupton se Islami ėshtė feja e vėrtetė, por nuk e pranon kėtė gjė me gojė, pėr shkak tė ndonjė interesi material, zilisė apo mendjemadhėsisė, atėherė kemi tė bėjmė me
    kufrin e refuzimit dhe mendjemadhėsisė.

    -Nėse ai ėshtė nė dyshim pėr vėrtetėsinė e Islamit, atėherė kemi tė bėjmė me
    kufrin e dyshimit.

    -Nėse ai nuk e pėrfill ftesėn tonė, (do mė thenė) as nuk e pėrgėnjeshtron apo refuzon Islamin, as nuk e pranon atė, atėherė kemi tė bėjmė me
    kufrin e mospėrfilljes.

    -Nėse ai e pranon Islamin me gojė, por nuk beson me zemėr, atėherė kemi tė bėjmė me
    kufrin e hipokrizisė.