Kthehu ne hyrje te faqes Kitabu teuhid | Tema Shirku

Libri i Njėsimit: Esėncėa e shirkut dhe shkaku pėr tė cilin ai ka ndodhur nė mesin e bijvė tė Ademit ėshtė tėprimi nė njerėzit e mirė tė devotshėm dhe tė madhėruar.

Shirku: pėrkufizimi dhe llojet e tij

Definicioni, kuptimi i shirkut
ēka ėshtė SHIRKU ?

Nga ana gjuhėsore fjala shirk vjen nga folja eshreke qė nė shqip do tė pėrkthehej: tė bėsh dikė ortak apo bashkėpunėtor nė diēka, pra t'i japėsh dikujt pjesėn e tij nė diēka. Kėshtu, fjala sherike: shoqėri (kompani) ėshtė quajtur e tillė pasi dy ose mė shumė persona bashkojnė kapitalet e tyre dhe secili prej tyre ka pjesėn e tij nė tė.

Kujdes nga shirku i pornografisė

Vėrejtje: Videoja mė poshtė pėrmban njė paralajmėrim tė rėndėsishėm pėr rreziqet e shirkut tė lidhur me pornografinė. Ju inkurajojmė fuqimisht ta shikoni pėr tė kuptuar rreziqet dhe pasojat e kėtij sjelljeje.

Shpjegimi i shirkut

Nė kėndvėshtrimin islam pėrkufizimi i shirkut ėshtė: t'i bėsh Allahut shok apo ortak, d.m.th. t'i shoqėrosh Atij dikė, nė diēka qė i pėrket vetėm Atij, siē janė krijimi, furnizimi, zotėrimi, apo adhurimet e ndryshme: falja, agjėrimi, bėrja kurban, lutja, frika, dashuria etj.

Shirku konsiderohet si mėkati mė i madh pėr disa arsye:

  1. Ai qė bėn shirk e ka krahasuar Allahun me njė prej krijesave tė Tij, gjė e cila ėshtė e padrejtė, ndaj dhe Allahu i madhėruar thotė nė Kuran se:

    “Shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe.”
    {31:13}

  2. Allahu nuk e fal atė person qė bėn shirk dhe vdes pa u penduar:

    “S'ka dyshim se Allahu nuk e fal atė qė i bėn shirk Atij dhe ia fal kujt tė dojė (ēdo gjynah tjetėr) pėrveē tij.”
    {4:48}

  3. Allahu i Madhėruar ia ka ndaluar hyrjen nė Xhenet atij personi qė bėn shirk, ndaj dhe ai do tė jetė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehenemit:

    “Allahu ia ka bėrė haram Xhenetin atij qė i bėn shok Atij, ndaj dhe vendi i tij (i pėrhershėm) do tė jetė Xhehenemi. E tė padrejtėt nuk ka se kush t'i ndihmojė.”
    {5:72}

  4. Shirku i fshin tė gjitha punėt e mira:

    “Ne tė kemi shpallur ty dhe atyre qė kanė qenė para teje se, nėse do t'i pėrshkruash shok Allahut, e gjithė puna jote do tė hidhet poshtė e do tė jesh prej tė humburve.”
    {39:65}

  5. Shirku ėshtė gjynahu mė i madh. Transmetohet se njė herė Profeti (paqja qoftė mbi tė) pyeti shokėt e Tij:

    “ A doni t'ju tregoj se cilat janė gjynahet mė tė mėdha?"
    Ata ia kthyen: "Sigurisht o i Dėrguari i Allahut."
    Ai u tha: "Shirku dhe mosbindja ndaj prindėrve…”

    Ibnul Kajjim thotė:

    "Qėllimi i krijimit, siē tregohet nė Kuran, ėshtė qė tė adhurohet Allahu pa i bėrė shirk dhe tė zbatohet Drejtėsia nė bazė tė sė cilės u krijuan qiejt dhe toka, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar:

    "Ne i kemi dėrguar profetėt me argumente tė qartė dhe u zbritėm atyre Librin dhe Peshoren (Drejtėsinė) nė mėnyrė qė njerėzit tė mbajnė drejtėsi." {57:25}

    Pra shkaku i dėrgimit tė profetėve dhe i zbritjes sė Librave Hyjnorė ėshtė vėnia e Drejtėsisė nė vendin qė i takon. S'ka dyshim se grada mė e lartė e Drejtėsisė ėshtė Teuhidi, njėsimi i Allahut, ndėrsa Padrejtėsia mė e madhe ėshtė shirku:

    "Me tė vėrtetė shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe."
    {31:13}

    sepse ai bie nė kundėrshtim tė drejtėpėrdrejtė me qėllimin e krijimit, ndaj dhe konsiderohet si gjynahu mė i madh. Allahu i Madhėruar nuk pranon nga personi qė bėn shirk asnjė punė tė mirė dhe nuk i pėrgjigjet lutjes sė tij Ditėn e Gjykimit, ashtu siē nuk pranon qė tė ndėrmjetėsojė dikush pėr tė, sepse duke i bėrė shok Allahut ai provon se ėshtė mė i padituri ndėrmjet tė gjithė atyre qė nuk e njohin Allahun. Pėr kėtė arsye shirku ėshtė, jo vetėm Padrejtėsia mė e madhe, por njėkohėsisht edhe Injoranca mė e madhe."

  6. Allahu e ka theksuar mjaft qartė se Ai ėshtė i pėrkryer dhe nuk mund tė krahasohet me asnjė prej krijesave tė Tij. Ndėrsa shirku, nga ana tjetėr, tregon se Allahu ėshtė jo i plotė dhe i mangėt, ndaj dhe konsiderohet si kulmi i kokėfortėsisė dhe i mosbindjes ndaj Allahut.

2- Llojet e shirkut:

Llojet e shirkut

Dallimi mes shirkut tė madh dhe tė vogėl

Shirku i madh dhe i vogel

Shirku ndahet nė dy lloje:

Shirku i madh dhe Shirku i vogėl

1- Shirku i madh

Pėrkufizimi: Kryerja e njė adhurimi pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut. Kėshtu, ata qė bėjnė kurban apo i luten dikujt tjetėr pėrveē Allahut, siē bėjnė shumė njerėz tek varret e njerėzve tė mirė, kanė bėrė shirk tė madh. Tė njėjtėn gjė themi edhe pėr ata qė frikėsohen nga tė vdekurit duke menduar se ata mund t'u sjellin fatkeqėsi dhe shpresojnė prej tyre gjėra qė janė nė dorė tė Allahut, siē janė plotėsimi i nevojave apo largimi i fatkeqėsive. Allahu i Madhėruar thotė:

“Ata adhurojnė nė vend tė Allahut gjėra qė nuk u sjellin as dėm e as dobi e thonė: kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek Allahu.”
{10:18}

Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami dhe nė tė njėjtėn kohė bėhet shkak qė ai tė mbesė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehenemit, nėse vdes pa u penduar.

2- Shirku i vogėl

Ky lloj i shirkut nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por bėhet shkak pėr mosplotėsimin e njė pjese tė Teuhidit dhe, nė tė njėjtėn kohė, ėshtė hapi i parė qė tė ēon nė shirkun e madh, i cili, siē thamė dhe mė lart, e hedh poshtė Teuhidin nė tėrėsi.
Shirku i vogėl ndahet nė dy pjesė:

a) Shirku i dukshėm:

Shirku i dukshėm, i cili mund bėhet me fjalė ose me vepra.

Tek shirku i vogėl qė bėhet me fjalė mund tė pėrmendim:

Betimi nė diēka tjetėr pėrveē Allahut 1

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:
“Kush betohet nė diēka tjetėr pėrveē Allahut, ka bėrė shirk."

Thėnia "Si tė dėshirojė Allahu dhe ti"

Transmetohet se njė herė dikush i tha Profetit (paqja qoftė mbi tė): "Si tė dėshirojė Allahu dhe ti." Profeti (paqja qoftė mbi tė) ia ktheu: "A mė bėre tė barabartė me Allahun!?
Thuaj: Si tė dėshirojė vetėm Allahu."

Thėnia "Po tė mos ishte Allahu dhe filani"

pasi lidhėza dhe vė shenjėn e barazimit midis Allahut dhe njė prej krijesave tė Tij. Ndaj, nė tė tilla raste duhet tė themi:

"Po tė mos ishte Allahu, pastaj filani"

pasi nė kėtė mėnyrė kuptohet se dėshira e njeriut ėshtė nė varėsi tė Dėshirės dhe Vullnetit tė Allahut, i Cili thotė:

"Dhe ju nuk dėshironi veēse atė qė dėshiron Allahu, Zoti i botėve."
{81:29}

Nė kėtė kategori futet dhe thėnia:

"Nuk kam njeri tjetėr pėrveē Allahut dhe teje."

apo

"Kjo ėshtė pėr shkak tė mirėsisė sė Allahut dhe tėndes."

Ndėrsa tek kategoria e dytė, d.m.th. tek shirku qė bėhet me anėn e veprave, mund tė pėrmendim mbajtjen e varėseve, byzylykėve, fijejeve tė perit apo ēfarėdolloj gjėje tjetėr, pėr tė larguar sėmundjet, magjitė, syrin e keq apo ēdo tė keqe tjetėr.

Por duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, sepse kėto veprime jo gjithmonė konsiderohen prej shirkut tė vogėl. Nė disa raste ato mund tė jenė prej shirkut tė madh. Kėshtu, nėse njeriu qė kryen veprime tė tilla beson se ėshtė Allahu ai qė e mbron njeriun nga tė kėqijat, por kėto gjėra janė shkaqe pėr largimin e tė keqes, atėherė kemi tė bėjmė me shirkun e vogėl, sepse Allahu nuk i ka bėrė kėto gjėra shkaqe pėr largimin e sėmundjeve.

Por nėse personi qė mban gjėra tė tilla beson se janė kėto gjėra ato qė e mbrojnė nga tė kėqijat, atėherė veprimi i tij hyn tek shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami siē e thamė dhe mė sipėr.

b) Shirku i fshehtė apo shtirja:

Shirku i fshehtė apo shtirja, i cili ndodh atėherė kur muslimani kryen njė adhurim me qėllim qė ta shohin tė tjerėt, si per shembull kur dikush e zbukuron apo e zgjat namazin me qėllim qė ta lavdėrojnė tė tjerėt, apo jep lėmoshė me qėllim qė njerėzit tė thonė se filani ėshtė bujar, apo pėrmend Allahun vetėm qė ta dėgjojnė tė tjerėt, etj. Njė vepėr e tillė nuk ka sesi tė pranohet nga Allahu, i cili thotė:

"E kush shpreson nė takimin e Zotit tė tij, le tė bėjė punė tė mira e tė mos shoqėrojė askėnd nė adhurimin e Zotit tė tij."

Profeti (paqja qoftė mbi tė) u tha njė ditė shokėve tė Tij:

"Gjėja, prej sė cilės kam mė tepėr frikė pėr ju, ėshtė shirku i vogėl."
Kur u pyet pėr tė, tha: "Shtirja."

Nė kėtė kategori futet dhe bėrja e njė pune pėr pėrfitime materiale, siē ėshtė rasti i atij qė thėrret ezanin apo bėhet imam apo mėson dijet fetare, duke pasur pėr qėllim vetėm marrjen e parave.

Imami Ibnul Kajim thotė:

"Ndėrsa shirku qė bėhet me anėn e nijetit (qėllimit) jo tė sinqertė, ėshtė si deti pa brigje dhe janė tė paktė ata qė shpėtojnė prej tij. Ai person, qė ka pėr qėllim me punėn e tij diēka tjetėr pėrveē kėnaqėsisė sė Allahut, ka bėrė shirk me nijetin e tij jo tė pastėr, pasi Sinqeriteti i vėrtetė arrihet vetėm atėherė kur ēdo punė, thėnie apo qėllim bėhet vetėm pėr hir tė Allahut. Kjo ėshtė feja e vėrtetė, feja e Profetit Ibrahim (paqja qoftė mbi tė), ndjekja e sė cilės ėshtė detyrė pėr ēdo musliman, pasi ky ėshtė realiteti dhe thelbi i Islamit, pėrveē tė cilit Allahu nuk pranon asnjė fe tjetėr:

"E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē Islamit, atij nuk do t'i pranohet (ajo fe) dhe nė Botėn tjetėr ai do tė jetė prej tė humburve."
{3:85}

Nga sa pėrmendėm mė sipėr arrijmė nė pėrfundimin se midis shirkut tė madh dhe tė vogėl ekzistojnė ndryshimet e mėposhtme:

  1. Shirku i madh e nxjerr njeriun nga Islami, ndėrsa shirku i vogėl nuk e nxjerr njeriun nga Islami.
  2. Personi qė kryen shirkun e madh, nėse vdes pa u penduar, do tė jetė pėrgjithmonė nė zjarrin e Xhehenemit, ndėrsa personi qė kryen shirkun e vogėl, edhe nėse hyn nė zjarr nuk do tė qėndrojė atje pėrgjithmonė.
  3. Shirku i madh i fshin tė gjitha punėt e mira, ndėrsa shirku i vogėl fshin vetėm punėn me tė cilėn ėshtė pėrzier.

  • 1 Siē betohen shumė njerėz pėr kokėn e prindėrve apo fėmijėve.

Video e ngjashme nė lidhje me temėn e Shirkut

Origjina e shirkut - Video nga Ismail Bardhoshi

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.