Kthehu ne hyrje te faqes Kitabu Teuhid.
Bidati :Pėrkufizimi dhe llojet e tij. Shejh Feuzan

Vėrejtje: Disa njerėz janė tė mendimit se bidatet ndahen nė bidate tė mira dhe bidate tė kėqija. Ky mendim ėshtė krejtėsisht i gabuar.

1- Bidati : Pėrkufizimi dhe llojet e tij

ēka ėshtė bidati ?

Nė aspektin gjuhėsor me kėtė fjalė nėnkuptohet:

- Ēdo gjė e re (e shpikur) qė nuk ka ekzistuar mė parė, siē mund tė shihet dhe nė dy ajetet e mėposhtėm:

(Allahu ėshtė) Krijuesi1 i qiejve dhe i tokės. {2:117}

Thuaj, (o Muhamed) unė nuk jam nismėtar2 i Profetėve.{46:9}

D.m.th. unė nuk jam i pari qė u sjell njerėzve mesazhin e Allahut, pasi para meje ka pasur shumė tė dėrguar.

Bidatet ndahen nė dy grupe:

  1. 1- Nė grupin e parė hyjnė bidatet qė kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme tė njerėzve siē janė, fjala vjen, shpikjet e ndryshme shkencore nė fusha tė ndryshme tė jetės. Kėto lloj bidatesh janė tė lejuara.
  2. 2- Nė grupin e dytė hyjnė bidatet qė kanė lidhje me fenė. Kėto bidate janė tė ndalura kategorikisht, pasi Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

    "Ēdo vepėr qė nuk i pėrket fesė sonė ėshtė e refuzuar."{Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Llojet e bidateve nė fe

Bidatet nė fe ndahet nė dy lloje:

  1. 1- Bidate qė kanė lidhje me besimin, siē janė besimet dhe thėniet e gabuara tė grupeve tė humbura pėr ēėshtje tė ndryshme tė besimit.3
  2. 2- Bidate qė kanė tė bėjnė me adhurimet e ndryshme, d.m.th. afrimi tek Allahu nėpėrmjet njė adhurimi qė nuk ėshtė vendosur as nga Ai as nga i Dėrguari i Tij.

    Ky lloj ndahet nė disa pjesė:

    • Bidate qė kanė tė bėjnė me kryerjen e adhurimeve qė nuk kanė bazė nė Islam, si p.sh. falja e njė namazi, qė nuk bazohet nė asnjė argument tė saktė.
    • Bidate qė i shtohen njė adhurimi tė lejuar, si p.sh. falja e njė rekati tė pestė pas namazit tė drekės apo ikindisė.
    • Bidate qė kanė tė bėjnė me kryerjen njė adhurimi tė lejuar nė njė mėnyrė tė ndaluar, si p.sh. pėrmendja e Allahut me zė tė lartė nga njė grup njerėzish.
    • Bidate qė kanė tė bėjnė me caktimin e njė kohe qė nuk ėshtė caktuar nga Islami pėr kryerjen e njė adhurimi tė lejuar, si p.sh. caktimi i ditės sė katėrmbėdhjetė tė muajit Shaban pėr tė agjėruar dhe pėr t'u falur. S'ka dyshim, se, nė origjinė, agjėrimi dhe namazi janė adhurime tė lejuara, por caktimi apo veēimi i njė dite nga ditėt e tjera pėr to duhet tė bėhet me argument.

Qėndrimi i Islamit ndaj bidateve nė fe

Tė gjitha llojet e bidateve nė fe janė tė ndaluara (haram), sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Kini kujdes nga gjėrat e reja (nė fe), sepse ēdo gjė e re ėshtė bidat e ēdo bidat ėshtė humbje." {Trans. Ebu Daudi dhe Tirmidhiu}

"Ēdo vepėr qė nuk i pėrket fesė sonė ėshtė e refuzuar." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Nga kėto hadithe mund tė kuptohet fare qartė se tė gjitha bidatet nė besim dhe nė adhurime janė tė ndaluara, por nuk duhet tė harrojmė se ky ndalim nuk ėshtė i njėllojtė pėr tė gjitha bidatet, por ėshtė nė varėsi tė llojit tė bidatit.

  • - Disa bidate janė kufėr, siē ėshtė rasti i tavafit rreth varreve, apo bėrja e kurbanit pėr to, apo lutja e tė vdekurve etj.
  • - Disa tė tjera konsiderohen si mjete qė shpien drejt kufrit, siē ėshtė rasti i ndėrtimit tė ndėrtesave sipėr varreve apo falja e namazit pranė tyre.
  • - Disa tė tjera janė gjynahe nė besim, siē ėshtė rasti i thėnieve tė disa sekteve tė humbura, si "El-hauarixh"4, apo "El-kaderije"5
  • - Disa bidate janė thjesht gjynahe, siē ėshtė rasti i lėnies sė martesės, apo i agjėrimit duke qėndruar nė diell.

Vėrejtje

Disa njerėz janė tė mendimit se bidatet ndahen nė bidate tė mira dhe bidate tė kėqija. Ky mendim ėshtė krejtėsisht i gabuar, pasi thėnia e Profetit (paqja qoftė mbi tė): ("Ēdo bidat ėshtė humbje.") nuk bėn veēime apo pėrjashtime ndėrmjet bidateve, por i konsideron qė tė gjitha humbje. Ndėrsa ata, me kėtė ndarje, duket sikur thonė qė bidatet nuk janė tė gjitha humbje, pasi ka dhe bidate tė mira. Ibn Rexhebi, gjatė shpjegimit tė njėrit prej dyzet haditheve tė imam Neueuit, ndėrmjet tė tjerash, shkruan:

"Thėnia e Profetit (paqja qoftė mbi tė):
"Ēdo bidat ėshtė humbje." ėshtė njė nga bazat themelore tė fesė, pasi pėrmbledh nė vetvete tė gjitha gjėrat. Ajo ėshtė e ngjashme me thėnien tjetėr tė Profetit:
"Ēdo vepėr qė nuk i pėrket fesė sonė ėshtė e refuzuar."
Pra, ēdo vepėr e re qė nuk ka asnjė bazė nė Islam ėshtė humbje, ndaj dhe nuk ėshtė e lejuar, pa marrė parasysh nėse ka tė bėjė me ēėshtjet e besimit apo me punėt e dukshme ose tė jashtme."

Argumenti, nė tė cilin bazohen kėta njerėz, pėrsa i pėrket ndarjes sė bidatit nė dy pjesė, ėshtė thėnia e Umerit, nė lidhje me namazin e teravive: "Ky ėshtė njė bidat i mirė." Po ashtu, ata argumentohen dhe me disa veprime tė sahabeve apo ndjekėsve tė tyre, siē ėshtė mbledhja e Kuranit nė njė libėr tė vetėm apo shkrimi i fjalėve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė), gjėra tė cilat nuk kanė egzistuar kur Profeti (paqja qoftė mbi tė) ishte gjallė e, megjithatė, dijetarėt i kanė konsideruar tė lejuara. Por sa e saktė ėshtė kjo mėnyrė argumentimi dhe a duhet tė merren parasysh argumentet e tyre? Para se t'i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje ne duhet tė njohim pėrkufizimin e fjalės bidat nė aspektin fetar, nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje tė gjykojmė nė mėnyrė sa mė objektive. Pėrkufizimi i kėsaj fjale nė aspektin fetar ėshtė si mė poshtė:

Ēdo vepėr qė nuk ka bazė nė Islam.

Nga ky pėrkufizim mund tė kuptojmė se Umeri, nė thėnien e tij, nuk kishte parasysh bidatin nga aspekti fetar, por nga ai gjuhėsor, pėr vetė faktin se falja e namazit tė teravive nė xhemat ėshtė diēka e bazuar nė Islam. Ndaj kur thuhet se, njė vepėr e bazuar nė Islam, ėshtė bidat, me tė nėnkuptohet bidati nė aspektin gjuhėsor dhe jo nė atė fetar.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) e ka falur namazin e teravive disa herė me shokėt e tij, por mė vonė e la kėtė gjė, sepse kishte frikė se mos ky namaz bėhej i detyrueshėm (vaxhib) pėr muslimanėt. Kėshtu, sahabet vazhduan ta falnin kėtė namaz veē e veē, derisa vdiq Profeti (paqja qoftė mbi tė). Me vdekjen u eleminua mundėsia e bėrjes vaxhib tė kėtij namazi, ndaj dhe Umeri vendosi qė t'i mblidhte sahabet pas njė imami tė vetėm, ashtu siē kishin vepruar edhe kur ishte gjallė Profeti (paqja qoftė mbi tė).

Pėrsa i pėrket shkrimit dhe mbledhjes sė Kuranit nė njė libėr tė vetėm, duhet tė kemi parasysh se ajo ėshtė e bazuar nė Islam, pasi Profeti (paqja qoftė mbi tė) i urdhėronte shokėt e tij qė t'i shkruanin ajetet e Kuranit. Pra Kurani ishte i shkruar, por nuk ishte i mbledhur nė njė libėr tė vetėm, ndaj dhe sahabet vendosėn qė ta mblidhnin, me qėllim qė ta ruanin atė.

Edhe shkrimi i haditheve ėshtė i bazuar nė Islam, pasi kur Profetit (paqja qoftė mbi tė) iu kėrkua nga disa prej shokėve qė t'i lejonte tė shkruanin disa prej haditheve tė tij, ai i lejoi ata. Ėshtė e vėrtetė qė, nė pėrgjithėsi, Profeti (paqja qoftė mbi tė) nuk i lejonte shokėt qė t'i shkruanin fjalėt e tij, pasi kishte frikė se mos ato pėrziheshin me ajetet e Kuranit. Pas vdekjes sė tij ky problem u eleminua, pasi tashmė Kurani ishte plotėsuar dhe ishte mėsuar pėrmendėsh ashtu si duhet, ndaj dhe muslimanėt e atėhershėm vendosėn qė t'i shkruanin fjalėt e Profetit (paqja qoftė mbi tė), nė mėnyrė qė tė mos harroheshin me kalimin e kohės.

Video e shkurtėr me temėn e bidatit nga Hoxhė Ismail Bardhoshi


  • Fundnota
  • 1 Fjala e pėrdorur nė arabisht pėr kėtė fjalė ėshtė fjala - "Bedij'u", rrėnja e sė cilės ėshtė e njėjtė me rrėnjėn e fjalės bidat. Nė shqip nuk ekziston njė fjalė ekuivalente qė tė pėmbajė kuptimin preēiz tė kėsaj fjale, ndaj dhe nė kėtė ajet ėshtė pėrkthyer me fjalėn "Krijues". Pėrkthimi preēiz, pak a shumė, do tė ishte: shpikėsi i diēkaje pa u bazuar nė njė model tė mėparshėm.
  • 2 Ky ėshtė pėrkthimi i fjalės arabe "bid'an"
  • 3 Siē ėshtė rasti i atyre qė mohojnė caktimin e Allahut, apo thonė se Allahu gjendet nė ēdo vend etj
  • 4 Sipas kėtij sekti, muslimani del nga Islami me kryerjen e gjynaheve tė mėdhaja, si p.sh. pirja e alkoolit apo vrasja e dikujt.
  • 5 Sipas kėtij sekti njeriu i kryen tė gjitha veprat i pavarur nga dėshira e Allahut.

Temat e kapitullit 4:
Bidatet

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.