Kthehu ne hyrje te faqes Kitab Teuhid

Libri i Njėsimit: Kapitulli i dytė me temėn e Dijes sė fshehtė, me mrekullitė, astrologjinė dhe pretendimin pėr tė parashikuar ngjarje tė ndryshme qė mund tė ndodhin nė tokė pėrmes lėvizjes sė yjeve.

Pretendimi i njohjes sė Dijes sė Fshehtė

Ē'ėshtė Dija e Fshehtė (El- Gajb)?

Me Dije tė Fshehtė nėnkuptohet ēdo gjė qė nuk mund tė njihet nga njerėzit, qoftė prej atyre gjėrave qė kanė ndodhur nė tė shkuarėn apo do tė ndodhin nė tė ardhmen. Vetėm Allahu ėshtė nė gjendje qė t'i dijė kėto gjėra:

“Thuaj: Askush, as nė qiell as nė tokė, nuk e di tė fshehtėn pėrveē Allahut.”
{27:65}

Megjithatė, pėr njė qėllim apo njė tjetėr, Allahu mund t'u tregojė tė dėrguarve tė Tij disa gjėra prej kėsaj dijeje, siē thuhet dhe nė kėtė ajet:

“(Vetėm Ai ėshtė) Njohėsi i tė fshehtės, tė cilėn Ai nuk ia zbulon askujt, me pėrjashtim tė ndonjė tė dėrguari qė Ai dėshiron.”
{72:26-27}

Shkaku i zbulimit tė njė pjese tė Dijes sė Fshehtė pėr profetėt, qėndron nė faktin se ata kanė pasur nevojė pėr kryerjen e mrekullive tė ndryshme, tek tė cilat futet edhe njofitimi i disa gjėrave nga Dija e Fshehtė, pėr t'u provuar njerėzve vėrtetėsinė e profetėsisė sė tyre.

Me fjalėn "tė dėrguar", nė ajetin e mėsipėrm nėnkuptohen vetėm tė dėrguarit e dėrguar nga Allahu, qoftė prej njerėzve apo prej engjėjve, ndaj ēdokush qė pretendon se di tė Fshehtėn, nėpėrmjet ēfarėdolloj mjeti, fjala vjen filxhanit, pėllėmbės sė dorės, yjeve, magjisė etj., ėshtė gėnjeshtar dhe jobesimtar.

Nė kohėn e sotme shohim disa sharlatanė qė pretendojnė se janė nė gjendje t'u tregojnė njerėzve vendin e gjėrave tė humbura, apo shkakun e disa sėmundjeve tė ndryshme. Kėta njerėz nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse kėrkojnė ndihmėn e xhindėve dhe shejtanėve, tė cilėt, pasi dėgjojnė fshehurazi bisedat qė bėjnė engjėjt me njėri-tjetrin, ua pėrcjellin atyre duke shtuar plot gėnjeshtra tė tjera. 1

Disa tė tjerė pretendojnė se janė nė gjendje tė parashikojnė ngjarje tė ndryshme qė mund ndodhin nė tokė me anėn e lėvizjes sė yjeve. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė asaj qė botohet nė shumė revista e gazeta nėn titullin
"Horoskop"2, ku u tregohet njerėzve se fati dhe jeta e tyre janė tė lidhura ngushtė me lėvizjen e yjeve. Jo rallė, mund tė ndodhė qė tek kėta njerėz tė shkojnė dhe disa "muslimanė" injorantė me besim tė dobėt, tė cilėt janė kureshtarė tė dinė se ē'do t'u ndodhė nė tė ardhmen, pasi ata besojnė se kėta njerėz janė nė gjendje ta bėjnė njė gjė tė tillė.


  • Fund nota:
  • 1 Allahu i Madhėruar u tregon engjėjve lajme tė ndryshme qė mund tė ndodhin nė tokė, ndaj dhe ata bisedojnė me njėri-tjetrin pėr atė qė u ka treguar Allahu. Xhindėt, tė cilėve Allahu u ka dhėnė aftėsi tė jashtėzakonshme, ngjiten nė qiell pėr tė dėgjuar nga bisedat e engjėjve. Para dėrgimit tė Muhamedit (paqja qoftė mbi tė) xhindėt nuk gjenin ndonjė pengesė pėr tė dėgjuar bisedat e engjėjve. Pas dėrgimit tė tij, ata filluan tė goditen me yje, nė mėnyrė qė tė mos dėgjojnė gjė. Megjithatė, nė disa raste goditja mund tė vijė pasi kanė dėgjuar disa gjėra, tė cilat mė pas ua transmetojnė magjistarėve dhe falltorėve nė tokė dhe nė tė njėjtėn kohė shtojnė dhe njėqind gėnjeshtra tė tjera. Pėr kėtė arsye mund tė gjesh nė fjalėt e falltorevė dhe fjalė tė vėrteta, po kjo, jo se ata e dinė tė fshehtėn, por sepse bashkėpunojnė me xhindėt. (Shih suren : El-Xhin).
  • 2 Ky ėshtė njė problem mjaft i mprehtė qė haset shumė nė vendin tonė, pasi nuk mund tė gjesh pothuasjse asnjė gazetė apo revistė qė tė mos pėrmbajė, ndėrmjet shkrimeve tė saj, edhe horoskopin e javės. Kjo gjė ka bėrė qė njė numėr i konsiderueshėm njerėzish t'i kushtojnė rėndėsi leximit tė tij, duke harruar qė fati i njeriut ėshtė nė dorėn e Allahut, i Cili vendos pėr gjithēka, ndėrsa yjet nuk janė asgjė tjetėr veēse disa prej krijesave tė Tij, ashtu siē ėshtė dhe vetė njeriu.

Pėr tė dėgjuar komentin tė plotė tė Librit tė Teuhidit, ju kėshilloj videon e Hoxhė Ismail Bardhoshit

Temat e kapitullit 2:
Veprime qė bien nė kundershtim me Teuhidin

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.