Kthehu ne hyrje te faqes Libri i teuhidit - Hipokrizia dhe llojet e saj

Nifaku, hipokrizia: "Hipokritėt janė nė shtresėn e fundit tė Zjarrit." {Kuran 4;145}

4- Hipokrizia: pėrkufizimi dhe llojet e saj

1- Pėrkufizimi e hipokrizisė nifakut:

Kuptimi i hipokrizisė (nifakut) nė Islam ėshtė shfaqja e besimit nė dukje dhe fshehja e kufrit nė zemėr.
Dėmi qė shkaktojnė hipokritėt ndaj muslimanėve ėshtė mė i madh se dėmi i vetė jobesimtarėve, ndaj dhe Allahu i Madhėruar thotė:

"Hipokritėt janė nė shtresėn e fundit tė Zjarrit."
{4:145}

"Ata mundohen qė tė mashtrojnė Allahun dhe besimtarėt, por nė tė vėrtetė nuk bėjnė gjė tjetėr veēse mashtrojnė veten, por ata s'mund tė kuptojnė. Zemrat e tyre janė tė sėmura, ndaj dhe Allahu ua shton mė tepėr kėtė sėmundje e pėr ta do ketė njė dėnim i dhimbshėm pėr shkak tė gėnjeshtrave tė tyre.”
{2:9-10}

2- llojet e hipokrizisė :

Hipokrizia ndahet nė dy lloje:

1- Hipokrizia e madhe apo hipokrizia nė besim.

Hipokrizia e madhe apo hipokrizia nė besim, do mė thenė kur dikush hiqet si musliman, ndėrsa nė zemrėn e tij fsheh mosbesimin. Ky person do tė qėndrojė pėrgjithmonė nė shtresėn e fundit tė zjarrit.

Allahu i Madhėruar i ka cilėsuar kėta njerėz me cilėsitė mė tė kėqija siē janė mosbesimi, tė tallurit me Islamin dhe ndjekėsit e tij, animi i plotė nga ana e armiqve tė Islamit dhe ndihmesa e tyre nė dėm tė muslimanėve etj. Kėtė grup njerėzish e gjejmė tė pranishėm nė ēdo kohė, por mė tepėr ndeshet nė kohėt kur muslimanėt janė tė fuqishėm, ndaj dhe ata nuk mund ta shfaqin armiqėsinė e tyre hapur. Ata hyjnė sa pėr sy e faqe nė Islam vetėm pėr pėrfitime materiale, por nė brendėsinė e tyre ata nuk besojnė as tek Allahu, as tek i Dėrguari i Tij, as tek Dita e Gjykimit.

Kuran ka shumė ajete qė flasin pėr kėta njerėz dhe zbulojnė fytyrėn e vėrtetė tė tyre, nė mėnyrė qė muslimanėt tė jenė nė gjendje qė t'i njohin e tė jenė tė kujdesshėm.

Nė hyrjen e sures sė dytė tė Kuranit, e cila mban emrin Bekare, Allahu i Madhėruar flet pėr besimtarėt, jobesimtarėt dhe hipokritėt. Pėr besimtarėt pėrmenden katėr ajete, pėr jobesimtarėt pėrmenden dy ajete, ndėrsa pėr hipokritėt pėrmenden plot katėrmbėdhjetė ajete. Kjo pėr shkak tė rrezikut tė madh qė pėrbėjnė ata pėr Islamin dhe muslimanėt, sepse armiqėsia e tyre ėshtė e fshehtė e si e tillė nuk mund tė kuptohet lehtė.

Disa prej llojeve mė kryesore tė hipokrizisė sė madhe:
  1. Pėrgėnjeshtrimi i Profetit (paqja qoftė mbi tė).
  2. Pėrgėnjeshtrimi i diēkaje qė ka sjellur Profeti (paqja qoftė mbi tė).
  3. Urrejtja e Profetit (paqja qoftė mbi tė).
  4. Urrejtja e diēkaje qė ka sjellur Profeti (paqja qoftė mbi tė).
  5. Tė kėnaqurit me dobėsimin e Islamit.
  6. Mospėlqimi i fitoreve tė Islamit.

2- Hipokrizia e vogėl apo hipokrizia nė vepra.

Hipokrizia e vogėl apo hipokrizia nė vepra, do mė thenė kryerja e atyre punėve qė janė karakteristike pėr hipokritėt. Personi qė bėn kėto vepra nuk del nga Islami, por nėse ato shtohen, ka mundėsi qė ai tė bėhet hipokrit. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

“Nėse gjenden katėr cilėsi tek njė person, atėherė ai ėshtė hipokrit i vėrtetė, por nėse gjendet njėra prej tyre, atėherė tek ai gjendet njė prej cilėsive tė hipokritėve, derisa tė heqė dorė nga ajo:
  1. Kur flet, gėnjen.
  2. Kur i besohet diēka, nuk e mban amanetin.
  3. Kur premton, nuk e mban premtimin.
  4. Kur ėshtė nė konflikt, ėshtė i padrejtė."
{Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Pra tek njė njeri mund tė mblidhen cilėsi tė mira dhe cilėsi tė kėqija, kėshtu qė ai meriton dėnim dhe shpėrblim, nė varėsi tė cilėsive qė gjenden tek ai.

Hipokrizia ėshtė shumė e rrezikshme, pėr kėtė arsye tė gjithė shokėt e Profetit (paqja qoftė mbi tė) kishin shumė frikė nga ajo.1 Ibn ebi Melijke thotė:

"Kam takuar mė tepėr se tridhjetė vetė prej shokėve tė Profetit. Qė tė gjithė kishin frikė se mos ishin hipokritė."

Ndryshimet midis hipokrizisė sė madhe dhe tė vogėl:

  1. Hipokrizia e madhe e nxjerr muslimanin nga Islami, kurse hipokrizia e vogėl nuk e nxjerr.
  2. Hipokrizia e madhe ėshtė mospėrputhja e anės sė dukshme dhe asaj tė brendshme tė dikujt, nė lidhje me atė qė beson ai, d.m.th. nė dukje njeriu shtiret sikur beson diēka, por nė tė vėrtetė nė brendėsinė e tij ai nuk e beson atė gjė.
    Ndėrsa hipokrizia e vogėl ėshtė mospėrputhja e anės sė dukshme dhe asaj tė brendshme, nė lidhje me veprat qė kryen ai e jo nė lidhje me atė qė ai beson.
  3. Hipokrizia e madhe nuk mund tė ndeshet tek njė besimtar i sinqertė, ndėrsa hipokrizia e vogėl mund tė ndeshet edhe tek njė besimtar i sinqertė.
  4. Personi, tek i cili ndodhet hipokrizia e madhe, nė tė shumtėn e rasteve, nuk pendohet pėr kėtė gjynah, ndėrsa personi, tek i cili gjendet hipokrizia e vogėl, mund tė pendohet sinqerisht dhe Allahu ia pranon pendimin.

    Ibn Tejmije, nė njė nga librat e tij, shkruan:

    "Jo rrallė ndodh qė tė shfaqet tek njė besimtar njė cilėsi prej cilėsive tė hipokrizisė e mė pas ai pendohet sinqerisht, ndaj dhe Allahu ia largon atė. Kjo ndodh sepse besimtari ndodhet gjithmonė nėn presionin e fortė tė ngacmimeve tė shejtanit, tė cilat e bėjnė atė qė tė ndjejė njė lloj ngushtice nė zemrėn e tij, ashtu siē transmetohet nė njė hadith tė saktė, nė tė cilin thuhet se njė prej shokėve tė Profetit i tha atij:

    "Disave prej nesh u vijnė nė mendje disa gjėra tė atilla, sa pėr ta do tė ishte mė mirė qė tė rrėzoheshin nga qielli nė tokė, se sa t'ua thoshin tė tjerėve." Profeti i tha: "Ky ėshtė besimi i vėrtetė."
    {Transmeton Ahmedi dhe Muslimi}

    Do mė thenė nėse kėto ngacmime shoqėrohen me njė mospėlqim tė tillė dhe mė pas largohen nga zemra e njeriut, atėherė ato janė shenjė e besimit tė vėrtetė."
    Ndėrsa hipokritėt e vėrtetė veprojnė krejt ndryshe nga besimtarėt, ndaj dhe Allahu i Madhėruar thotė pėr ta:

    “(Ata janė) tė shurdhėr, memecė dhe tė verbėr, ndaj dhe nuk kthehen.”
    {2:18}

    Do mė thenė nuk kthehen nė Islam nė brendėsinė e zemrave tė tyre.

    "A nuk e shohin ata se si sprovohen nė ēdo vit njė apo dy herė e megjithatė nuk pendohen (pėr gjynahet e tyre) dhe nuk e pėrkujtojnė (atė qė i pret)."
    {9:126}

    Ibn Tejmije thotė:

    "Dijetarėt nuk janė tė njė mendimi lidhur me pranimin e pendimit tė tyre nė dukje, 2 pasi pendimi i tyre ėshtė diēka qė s'mund tė dihet me siguri, sepse ata gjithmonė e shfaqin veten si ndjekės tė Islamit."


  • Fund nota
  • 1Allahu i Madhėruar ia ka treguar emrat e hipokritėve Profetit (paqja qoftė mbi tė), i cili nga ana e tij ia tregonte vetėm njėrit prej shokėve tė Tij, Ebu Ubejde ibn El-Xherah. Nė njė hadith tė saktė transmetohet se, pas vdekjes sė Profetit (paqja qoftė mbi tė) Umeri i tha Ebu Ubejdes: "Po tė bėj be nė Zotin! A ta ka pėrmendur Profeti (paqja qoftė mbi tė) emrin tim ndėrmjet hipokritėve." Ubejdja ia ktheu: "Jo, nuk e ka pėrmendur. Kėtej e tutje nuk kam pėr t'i treguar askujt asgjė."

    Kėshtu pra, kur Umeri, pėr tė cilin Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: ("Nėse Umeri merr njė rrugė, shejtani do tė marrė njė rrugė tjetėr."), kishte frikė se mos ishte hipokrit, ē'mund tė thotė secili prej nesh pėr veten e tij, nė kėtė kohė kur ėshtė ulur shumė besimi nė zemrat e njerėzve ?!
  • 2 Kėtu nuk bėhet fjalė pėr pranimin e pendimit tė tyre nga Allahu, por nga udhėheqėsi musliman, sepse Allahu ia pranon pendimin ēdo njeriu nėse ėshtė i sinqertė dhe, nė tė njėjtėn kohė, Ai e di fare mirė se ē'fsheh ēdokush nė zemrėn e tij. Ndėrsa udhėheqėsi musliman gjykon nė bazė ta asaj qė sheh nė dukje e jo nė bazė tė asaj qė fsheh tjetri.

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.