Kthehu ne hyrje te faqes Kitabu Teuhid.

Bėrja kurban pėr tė vdekurit dhe madhėrimi i varreve.

Kapitulli i dytė | Tema e tretė |
Bėrja Kurban pėr tė vdekurit dhe madhėrimi i varreve

Profeti (paqja qoftė mbi tė), gjatė gjithė jetės sė tij, ėshtė pėrpjekur qė t'i bllokojė tė gjitha rrugėt e mundshme qė tė shpien drejt formave tė ndryshme tė shirkut. Mė poshtė po pėrmendim disa nga mėnyrat parandaluese, me anėn e tė cilave ai synonte ndėrgjegjėsimin e muslimanėve, nė lidhje me rrezikun e adhurimit tė varreve:

  1. Profeti (paqja qoftė mbi tė) e ka ndaluar tejkalimin e kufijve tė respektimit tė njerėzve tė mirė, pasi kjo gjė mund tė ēojė, me kalimin e kohės, nė adhurimin e tyre edhe nėse njerėzit nuk e kanė pėr qėllim njė gjė tė tillė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

    Mos i kaloni kufijtė, sepse kalimi i kufijve ėshtė bėrė shkak pėr shkatėrrimin e popujve tė mėparshėm.

    Mos mė ngrini aq lartė sa e ngritėn kristianėt Isain, birin e Merjemes, pasi unė jam njė prej robėrve tė Allahut, ndaj gjithmonė thoni pėr mua se jam Rob i Allahut dhe i Dėrguari i Tij.

  2. Profeti na ka ndaluar qė t'i lartėsojmė varret nga toka, apo tė ndėrtojmė diēka sipėr tyre. Transmetohet se Aliu, djali i xhaxhait tė Profetit, i tha njėrit prej shokėve tė tij:

    A dėshiron tė tė ngarkoj me njė detyrė, tė cilėn ma ka ngarkuar Profeti dhe mua. Mos lėr asnjė statujė pa thyer dhe asnjė varr tė ngritur nga toka pa e sheshuar.

    Ndėrsa njė shok tjetėr i Profetit (paqja qoftė mbi tė), Xhabiri, ka thėnė:

    Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka ndaluar qė tė ulemi sipėr varreve, apo tė ndėrtojmė diēka sipėr tyre.

  3. Profeti (paqja qoftė mbi tė) na e ka ndaluar faljen e namazit nė varreza:

    Popujt qė kanė qenė para jush i shndėrruan varret e profetėve tė tyre nė vende faljeje. Mos veproni si ata! Unė jua ndaloj kėtė gjė.

Megjithatė, shumė njerėz nuk ua kanė vėnė veshin ndalimeve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė), si rrjedhojė, me kalimin e kohės, ranė nė grackėn e shirkut tė madh. Ne jemi dėshmitarė tė asaj qė po ndodh sot nė shumė varre, rreth tė cilave janė ngritur tyrbe e teqe, ku kryhen tė gjitha format e shirkut tė madh, si p.sh. lutja e tė vdekurve, prerja e kurbanit, kėrkimi i ndihmės, bėrja e premtimeve etj.

Ibnul Kajjim shkruan nė njė prej librave tė tij:

Nėse do tė bėjmė njė krahasim midis udhėzimeve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė) nė lidhje me varret dhe gjendjes sė shumė njerėzve nė kohėn e sotme, do tė shohim se ato bien plotėsisht ne kundėrshtim me njėra-tjetrėn. Kėshtu, Profeti (paqja qoftė mbi tė) e ka ndaluar faljen e namazit pranė varreve, ashtu siē ka ndaluar edhe shndėrrimin e tyre nė vende faljeje, ndėrsa ata, jo vetėm qė falen e ndėrtojnė xhamia nėpėr varreza, por edhe i quajnė ato me lloj-lloj emrash tė tjerė. Ai na ka urdhėruar qė tė rrafshojmė ēdo varr tė ngritur, siē transmetohet nė njė hadith tė Muslimit, ndėrsa ata i ngrejnė varret nė lartėsinė e shtėpive dhe ndėrtojnė kubé e tyrbe sipėr tyre. Shih se ē'kontrast i madh egziston midis fjalėve e udhėzimeve tė Profetit dhe veprimeve tė kėtyre njerėzve.

S'ka dyshim se dėmet qė shkaktohen si pasojė e kėtyre veprimeve tė pabaza janė tė shumta. Vizita e varreve, sipas Islamit, bėhet me qėllim qė vizitori tė pėrkujtojė Botėn tjetėr dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė bėjė dua pėr tė vdekurin nė mėnyrė qė Allahu ta mėshirojė e ta falė atė. Ndėrsa kėta idhujtarė nuk i japin fare rėndėsi kėtij aspekti, por e kanė ndėrruar tėrėsisht qėllimin e vizitės sė varreve. Ata nuk shkojnė pėr t'u lutur pėr tė vdekurit, por pėr t'iu lutur atyre, apo pėr t'i bėrė ata ndėrmjetėsa ndėrmjet tyre dhe Allahut, apo pėr tė kėrkuar prej tyre gjėra qė janė plotėhisht nė kompetencėn e Tij, si plotėsimi i nevojave tė ndryshme, shėrimin e sėmundjeve etj. Me kėto veprime ata nuk i bėjnė keq vetėm vetes sė tyre, por edhe tė vdekurit, pasi ai nuk mund tė pėrfitojė prej lutjeve tė tyre pėr falje e mėshirė nga Allahu i Madhėruar.

Nga sa pėrmendėm mė sipėr kuptojmė se flijimet dhe premtimet qė bėhen nė adresė tė varreve janė pjesė e shirkut tė madh. Shkaku qė i shtyu kėta njerėz tė arrijnė deri nė kėtė fazė, s'ka dyshim se ėshtė moszbatimi i udhėzimeve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė), nė lidhje me gjendjen, nė tė cilėn duhet tė jenė varret. Shumė injorantė besojnė se tė vdekurit qė ndodhen brenda kėtyre varreve janė nė gjendje qė t'i ndihmojnė nė plotėsimin e nevojave tė tyre, ndaj dhe u kėrkojnė ndihmė, duke u ofruar kurbane dhe premtime. Me kalimin e kohės kėto varre u shndėrruan nė idhuj, tė cilėt adhurohen nė vend tė Allahut. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:
O Zoti im, mos lejo qė varri im tė bėhet idhull e tė adhurohet nga njerėzit.

Shkaku qė e shtyu Profetin (paqja qoftė mbi tė) tė bėnte kėtė dua ishte se ai e dinte se njė gjė e tillė do tė ndodhte me varret e shumė tė tjerėve. Dhe me tė vėrtetė, kjo gjė ka ndodhur nė shumė prej vendeve tė Botės Islame. Ndėrsa varri i Profetit ėshtė ruajtur nga Allahu pėr shkak tė duasė sė tij, pavarėsisht nga disa veprime tė pabaza qė bėjnė disa injorantė e sharlatanė pranė varrit tė tij, sepse ata nuk mund tė arrijnė dot tek varri i tij, pasi ai ndodhet brenda shtėpisė sė tij dhe ėshtė i rrethuar me mure tė trasha, tė cilat e ndajnė nga pjesa tjetėr e Xhamisė sė Profetit nė Medine.1


  • Fundnota:
  • 1 Shkaku i ndodhjes sė varrit tė Profetit brenda xhamisė sė tij, ėshtė se pas vdekjes ai u varros brenda nė shtėpinė e tij, e cila ishte ngjitur me xhaminė e tij, pasi, siē thuhet nė njė hadith tė saktė, profetėt duhet tė varrosen nė tė njėjtin vend ku vdesin. Me kalimin e kohės, si rrjedhojė e zgjerimit tė xhamisė varri u pėrfshi brenda territorit tė saj dhe nė tė njėjtėn kohė u rrethua me mure. Pra siē shihet ndodhja e varrit nė kėtė vend nuk ėshtė diēka e qėllimshme, por ishte rezultat i kushteve tė asaj kohe.

Temat e kapitullit 2:
Veprime qė bien nė kundershtim me Teuhidin

Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit tė dijetarit tė madhė me titullė Njėsimi i Allahut.