Tema: Të tallurit me fenë Islame dhe nënvlerësimi i urdhëresave të saj. Shejh Feuzan
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“E nëse ti i pyet, ata do të thonë: Ne ishim vetëm duke bërë shaka e duke luajtur. Thuaju: A me Allahun, ajetet (provat, argumentet shenjat) e Tij e të Dërguarin e Tij po talleshit?! Mos kërkoni ndjesë! Ju keni mohuar pasi besuat njëherë.”
{9:65-66}
Nga ky ajet kuranor kuptojmë se tallja me Allahun, ajetet dhe të Dërguarin e Tij është kufër (mohim) dhe ai person që tallet me njërin prej tyre konsiderohet sikur është tallur me të gjithë bashkë, gjë që përforcohet nga fakti se ajeti i mësipërm zbriti kur disa hipokritë u tallën me Profetin (paqja qoftë mbi të) dhe me shokët e tij. Të tallurit me këto gjëra nuk mund të jetë diçka e rastit; ajo tregon nënvlerësim dhe përçmim.
Idhujtarët arabë nuk ia vinin veshin fjalëve të Profetit (paqja qoftë mbi të), por përkundrazi gjithmonë mundoheshin ta vinin në lojë e ta tallnin, kur ai i ftonte në Islam. Allahu i Madhëruar thotë:
“E kur të shohin ty, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tallen e thonë: A ky është ai që ka dërguar Allahu si Profet?! Sikur ne të mos ishim vendosur në adhurimin e zotave tanë, ai me siguri që do të na kishte larguar prej tyre.”
{25:41-40}
Gjatë thirrjes së idhujtarëve në adhurimin e një Zoti të vetëm, të gjithë profetët janë vënë në lojë e janë keqtrajtuar prej tyre. Shkaku i këtij qëndrimi armiqësor ishte pikërisht shirku, i cili kishte bërë folenë në zemrat e tyre, ndaj dhe ata silleshin në atë mënyrë.
I njëjti skenar përsëritet dhe në kohën e sotme me adhuruesit e varreve, të cilët, kur dikush i fton në Teuhidin e vërtetë, tallen me të për shkak të ndikimit të shirkut në zemrat e tyre. Ata tallen me gjëra që i përkasin Teuhidit, por nga ana tjetër respektojnë në maksimum "zotat" e tyre të rremë që lusin në vend të Allahut. Madje mund të arrijë puna deri atje, saqë shumë prej tyre janë të gatshëm që të betohen me emrin e Allahut duke gënjyer, por kurrësesi nuk pranojnë të betohen me emrin e shejhut duke gënjyer. Një pjesë beson se kërkimi i ndihmës nga shejhu tek varri i tij apo diku tjetër është më i dobishëm se lutja e Allahut në xhami, në një të tretën e fundit të natës. 1 Ndaj dhe nuk është çudi kur sheh që shumë prej tyre vijnë shumë pak ose nuk vijnë fare në xhami, por në të njëjtën kohë kalojnë një pjesë të madhe të kohës nëpër teqe e tyrbe.
Nga shembujt që dhamë më sipër kuptojmë se tallja me çështjet fetare e ka origjinën e saj tek shirku apo mosbesimi që fshihet në zemrën e atij që tallet, ndaj dhe pak më sipër thamë që ajo është pjesë e kufrit.
Tallja mund të marrë forma të ndryshme; ne nuk mund t'i përmendim të gjitha të këto forma, pasi shumëllojshmëria e tyre e bën të pamundur këtë gjë, por disa nga format më të përhapura janë:
Erdhën njerëzit e fesë...
Islami nuk është i përshtatshëm për kohët moderne, por për shekujt e mesjetës dhe se ai është i prapambetur e i ashpër, pasi në të ka padrejtësi.
ligjet që vënë njerëzit janë më të mirë se ligjet e vënë nga Allahu…etj.
Libri Kitab et-Teuhid | Dr Salih El-Feuzan
Perkthim: Kujtim Ereqi
Botimi: Libri dhe Tradita me bashkpunim me Dielli I.C
Pyetje:
Website kitab-teuhid.com publikon permbajtjen e librit të dijetarit të madhë me titullë Njësimi i Allahut.
Mise en page © 2008 Elephorm et Alsacréations